Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e G7-ës mbi Iranin dhe Izraelin

 

 

Presidenti Trump ka vendosur të mos nënshkruajë një deklaratë që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit, e cila po përgatitet nga Grupi i 7 vendeve të industrializuara, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, është dëshmia e parë e përçarjes së vazhdueshme midis Trump dhe udhëheqësve të tjerë të mbledhur për një samit në Alberta të Kanadasë.

Zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim për të diskutuar deklaratën e përbashkët, e cila nuk është publike ende, nuk tha pse presidenti ishte kundër nënshkrimit.

Një kopje e draft-deklaratës, e cila u sigurua nga The New York Times, u bën thirrje si Izraelit ashtu edhe Iranit të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz në të dy vendet gjatë disa ditëve të fundit, raporton NY Times, transmeton KFVA.

Një zyrtar i G7 tha se draft-deklarata nuk ishte përfundimtare dhe se diskutimet rreth situatës në Lindjen e Mesme midis udhëheqësve, përfshirë zotin Trump, pritej të vazhdonin gjatë gjithë ditës së hënë dhe përsëri të martën. Zyrtari kërkoi të mbetej anonim për të diskutuar një çështje të ndjeshme diplomatike.

Draft-deklarata shpreh shqetësim të thellë në lidhje me konfliktin, i cili filloi të premten kur Izraeli nisi sulme ajrore në të gjithë Iranin, përfshirë edhe në objektet e tij të kërkimit bërthamor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmet ajrore janë të nevojshme për të parandaluar Iranin të zhvillojë një armë bërthamore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…