“Pikë së pari, Serbia duhet ta dorëzojë Radojçiqin”- Kurti pas deklaratës së Trump

 

 

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se gjatë mandatit të tij ka arritur ta parandalonte një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Servisë, duke shtuar se do të angazhohet që do ta përmirësoj situatën, shkruan KFVA.

Kurti tha se e mirëpresin rolin e ShBA-ve, por trysnia duhet të bëhet mbi Serbinë

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së parit të ia dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë Millan Radojqiçin, kryekriminelin i cili na e vrau rreshterin tonë Afrim Bunjakun, ta pranojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike me ankesin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin atë letrën nga dhjetori i vitit 2023 kur ish-kryeminsitrja Bernabiq pati thënë që nuk e reskepton intergritetin territorial të Kosovës.

Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jete mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e ShBA që paraqesin aletatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësushëm dhe mikun special në tri fusha: mbrojtjë, diplomaci dhe zhvillim”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…