OVL-UÇK në Pejë shpall nismën për pastrimin e listave të UÇK-së

 

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë ka shpallur nismën për pastrimin e listave të luftëtarëve në komunën e Pejës.

Kjo nismë vjen me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, përcjell KFVA.

Njoftimi:

Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë, shpall nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës.

Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së.

Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët, për të ruajtur të pastër historinë dhe të shenjtë kontributin e secilit luftëtar të vërtetë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…