by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka marrë një tjetër dimension, pasi një deklarate të guximshme nga një komandant i lartë iranian, i cili ka përfshirë në konflikt dhe Pakistanin.
Mohsen Rezaei, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare, deklaroi në televizionin shtetëror se Pakistani ka premtuar mbështetje ushtarake bërthamore nëse Izraeli përdor armë bërthamore kundër Iranit.
“Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore kundër Iranit, ata do ta sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore,” deklaroi Rezaei.
Por Islamabadi ka reaguar menjëherë duke mohuar çdo angazhim të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, shkroi në platformën X: “Aftësia jonë bërthamore është për mbrojtjen e popullit tonë dhe të sovranitetit të Pakistanit. Ne nuk ndjekim politika hegjemonike kundër fqinjëve tanë, siç po bën Izraeli në këto ditë.”
Deklaratat vijnë ndërkohë që përplasja ushtarake mes Iranit dhe Izraelit ka kaluar në fazën më të rrezikshme prej dekadash. Pasi Izraeli ndërmori një sulm ajror në shkallë të gjerë, Irani u kundërpërgjigj me valë dronësh dhe raketash balistike, të cilat ndezën qiellin e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite.
Ushtria izraelite deklaroi të hënën se kishte shkatërruar një të tretën e sistemeve të raketave tokë-tokë të Iranit.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, “Më shumë se 50 avionë luftarakë kanë goditur mbi 120 pozicione lëshimi raketash. Kjo përbën një të tretën e kapaciteteve tokë-tokë të regjimit iranian.”
Në mes të këtyre zhvillimeve dramatike, një zyrtar i lartë izraelit, në një intervistë për The Ëall Street Journal, nuk përjashtoi mundësinë e një atentati ndaj liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. “Ai nuk është i paprekshëm”, tha zyrtari, duke theksuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë.
Ndërkohë, tensionet po zgjerohen edhe në aspektin diplomatik. Ministri pakistanez i mbrojtjes, gjatë një fjalimi në asamblenë kombëtare më 14 qershor, bëri thirrje për një përgjigje të bashkuar nga bota myslimane kundër Izraelit. Ai u kërkoi vendeve me marrëdhënie diplomatike me Tel Avivin që t’i ndërpresin ato dhe kërkoi një mbledhje urgjente të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme të astronomisë është parashikuar të ndodhë më 16 korrik 2186, kur pritet të regjistrohet eklipsi total diellor më i gjatë i regjistruar ndonjëherë. Faza e errësirës së plotë do të zgjasë 7 minuta e 29 sekonda, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke i dhënë këtij
Një rishikim i sigurisë ka nisur në të gjitha bazat ushtarake britanike pas një incidenti të ndodhur në bazën ajrore RAF Brize Norton në Oxfordshire, ku aktivistë pro-palestinez hynë në mënyrë të paligjshme dhe spërkatën me bojë të kuqe dy avionë ushtarakë të tipit Airbus Voyager. Grupi “Palestine Action” publikoi pamje të ngjarjes
Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me atë kryesore. Kështu ka thënë një zëdhënës e BE-së për projektin që po e shtyn përpara Qeveria në detyrë e Albin Kurtit. Bashkimi Europian thotë se çdo vendim për
Familja e disenjatorit, Festim Isufi ka pranuar raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar rreth vdekjes së të ndjerit. Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila tha se prokuroria tashmë ka dorëzuar tashmë raportin e autopsisë tek familja e