Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale

 

 

Irani ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas asaj që e cilëson si “sulme të qëllimshme të regjimit izraelit” ndaj objekteve të tij bërthamore, duke paralajmëruar se agresioni i vazhdueshëm rrezikon sigurinë globale.

Në një letër të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA dhe drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres dhe Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, akuzoi Izraelin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe përmendi “Rezolutën 487 (1981) të KS-OKB-së”, e cila e dënonte sulmin e Izraelit ndaj reaktorit Osirak në Irak në vitin 1981.

“Zyrtarët izraelitë që kërcënojnë se do të kryejnë sulme të tjera kundër objekteve bërthamore paqësore të Iranit përbëjnë një kërcënim serioz dhe në rritje për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurimit”, thuhet në letrën e Iravanit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…