EULEX’it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallasit të gjitha dokumentet nga koha kur kishte mandat ekzekutiv

 

 

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX.

Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se “ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”, shkruan KFVA.

Në letrën e saj drejtuar Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv.

“… gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

EULEX’it i është zgjatur mandati deri më 14 qershor të vitit 2027.

Vendimi është marrë më 5 qershor nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Sipas vendimit paraprak, mandati i këtij misioni ishte deri më 14 qershor të këtij viti.

“Në kuadër të shqyrtimit strategjik të EULEX KOSOVO, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që Mandati i Misionit të zgjatet deri më 14 qershor 2027. Asgjë në këtë Vendim nuk duhet të kuptohet si cenim i pavarësisë dhe autonomisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë në kuadër të procedurave gjyqësore në kontekstin e EULEX KOSOVO”, thuhet në vendim

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…