Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar deklarata të forta kundër Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për agresion të vazhdueshëm në rajon dhe për moskuptim të pasojave afatgjata të veprimeve të tij, shkruan KFVA.

Në një fjalim të fundit, ai theksoi se mbështetja pa kufij që Izraeli merr nga Perëndimi po e nxit atë të veprojë pa ndjeshmëri ndaj realitetit gjeopolitik dhe historik të rajonit.

“Izraeli, që sulmon Iranin me mbështetjen e pakufishme të Perëndimit, shkatërron Gazën dhe ushtron presion ndaj çdo vendi në rajon, nuk është në dijeni të pasojave të veprimeve të veta”, deklaroi Erdogan. Ai paralajmëroi se Izraeli mund të kuptojë gabimin e tij vetëm kur të jetë shumë vonë, duke nënvizuar se asnjë shtet në këtë gjeografi të lashtë nuk është i izoluar nga të tjerët, për shkak të lidhjeve të thella historike dhe kulturore.

Presidenti turk shtoi se çdo sulm ndaj Palestinës apo Iranit nuk është një çështje që prek vetëm popullsinë lokale, por ka ndikim të gjerë në të gjithë rajonin dhe shkakton pasoja afatmesme dhe afatgjata për të gjitha shoqëritë. “Sulmet ndaj popullit palestinez dhe territoreve të tij nuk janë thjesht çështje të disa milionë njerëzve atje. Po ashtu, sulmi ndaj tokave iraniane nuk është vetëm një çështje që prek shtetin iranian”.

Në vijim të fjalës së tij, Erdogan paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë në rajon pa vlerësuar realitetet historike dhe sociale, sjell katastrofa të reja. Ai kujtoi se “këto katastrofa zakonisht përfundojnë me zhdukjen e shtypësve”.

“Izraeli po rrezikon ekzistencën e tij dhe të ardhmen e shoqërisë së vet me çdo akt shtypës që kryen, me çdo gjak që derdh dhe me çdo krim kundër njerëzimit që kryen”, theksoi ai, duke dhënë një paralajmërim të qartë mbi pasojat që mund të ketë vazhdimi i agresionit izraelit./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…