by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar Izraelin për veprime të pamatura në rajon falë mbështetjes së pakufishme nga Perëndimi.
Në një reagim në Facebook, Erdogan madje tha se “mund të jetë” tepër vonë momenti kur Izareli ta kuptojë gabimin.
“Izraeli, që sulmoi Iranin me mbështetjen e pakufizuar të Perëndimit, që rrafshoi Gazën dhe që sillet si i forti ndaj çdo vendi në rajon, në të vërtetë nuk është i vetëdijshëm për atë që po bën. Ndoshta në të ardhmen do ta kuptojë gabimin e tij, por frikësohemi se atëherë do të jetë tepër vonë. Nuk duhet harruar se në këtë gjeografi të lashtë, asnjë vend nuk përbëhet vetëm nga kufijtë dhe qeverisja e vet. – tha ai.
Ergodan kritikoi Izraelin për, siç thotë ai, “sulmin ndaj popullit palestinez dhe tokave të tij”.
“Sulmi ndaj popullit palestinez dhe tokave të tij nuk është një ngjarje e kufizuar vetëm me disa milionë njerëz që jetojnë atje. Po ashtu, sulmi ndaj tokave dhe popullit të Iranit nuk është vetëm një çështje që i përket shtetit iranian. Kur Turqia është në pozitë opozitare, është e mundur të flitet për një fuqi ndikimi që kapërcen kontinentet.” – shkroi ndër të tjera Ergodan.
Sipas tij, Turqia ka bërë “përpjekje të sinqertë për të përqafuar mbarë njerëzimin”, teksa përmendi edhe Ballkanin, për të cilin tha se kemi ndjekur “rezultat e kësaj qasjeje”.
“Ne, si Turqi dhe si komb turk, jemi në një përpjekje të sinqertë për të përqafuar mbarë njerëzimin, në kuadër të parimeve të moralit, ndërgjegjes, drejtësisë dhe ndershmërisë që na predikon trashëgimia jonë qytetëruese.
Së fundmi, së bashku kemi ndjekur rezultatet e kësaj qasjeje në Ballkan, në Karabak, në Libi dhe në Siri.
Shpresojmë që prej tani e tutje, të vazhdojmë përpjekjet tona jo vetëm për të promovuar unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë mes nesh, por edhe për të siguruar që i njëjti klimë të mbretërojë në gjithë rajonin tonë.”
Banka Qendrore e Kosovë kundërligjshëm ka marrë një vendim që bankës turke që operon në Kosovë “Ziraat Bank”, të ia shndërrojë statusin nga degë e huaj që ka operuar në Kosovë në shoqëri aksionare. Një takim i Presidentes Osmani me ambasadorin turk në Kosovë, angazhimi i motrës së presidentes si avokatee Ziraat Bank,
Prej më shumë se dy muajsh, ambientet përreth Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës po përballen me një problematikë serioze sanitare, shpërthimi i kanalizimeve. Uji i ndotur dhe era e rëndë janë bërë pjesë e përditshme e jetës në këtë hapësirë arsimore. “Era është e padurueshme dhe situata po përkeqësohet çdo
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare se gjatë periudhës janar–shtator 2024, ka arritur rezultate të shkëlqyera në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht sfidave që lidhen me teknologjinë e vjetërsuar. Sipas të dhënave zyrtare: Bruto prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se me organizimin e tyre ka nisur sot pushimi veror për grupin e parë të anëtarëve të sindikatës, të cilët janë nisur për në bregdetin shqiptar. Në njoftim thuhet se edhe këtë vit, SBASHK-u po vazhdon traditën e organizimit të pushimeve