Burri 54 vjeçar në Mitrovicë s’doli tri ditë nga banesa, policia e gjenë të vdekur!

 

 

Një burrë i moshës 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë. Policia hyri aty, ku personi banonte i vetëm, pasi kishin pranuar informatë, që për tri ditë rradhazi, dera e tij qëndronte e mbyllur, përcjell KFVA.

Trupi i pajetë është dërguar te Insituti i Mjeksisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia po e heton si vdekje e dyshimt.

Postimi i plotë:

Vdekje e dyshimtë

Mitrovicë, 16 Qershor 2025

Sot, me datë 16.06.2025 rreth orës 11:00, policia ka pranuar një informatë se në lagjen-Tuneli i Parë në Mitrovicë dyshohej se një person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.

Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…