Befason moti këto ditë!

 

 

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar mot me temperatura pak më të ulëta ditëve të ardhshme.

Ai tha sot në #Gjesi se nesër “ka më shumë vranësira të ndryshueshme dhe sinjalet janë që mund të ketë dikah brenda territorit të Kosovës reshje të shiut, rrebeshe ndoshta rreth viseve malore”.

“Mundësitë për rrebeshe po na mbeten mandej edhe ditën e mërkurë, të enjte dhe të premten”, tha ai.

Mendim Rugova tha se “ndonjë rigë shiu mund të nodhë ta kemi edhe në kryeqytet dhe në pjesë të tjera më të ulëta”.

Ai parashikon se temperaturat do të zbresin pak, por “të enjten sërish shkojnë deri në 31-32 gradë celsius”.

“Prej ditës së premte po duket një situatë më stabile dhe temperaturat nuk janë tepër të larta: 28-29 gradë celsius, eventualisht deri në 30 gradë celsius deri të hënën e ardhshme”, tha Mendim Rugova.

Tani, ai tha se “nuk kemi ndonjë depërtim të të nxehtit afrikan direkt mbi vendin tonë”.

“Ai po qarkullon më shumë kah Evropa Perëndimore, kështu që mbi rajonin tonë vjen vetëm një valë më e ngrohtë, jo diçka tepër e nxehtë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…