Wadephul: Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin

 

 

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, raporton Reuters.

Wadephul, i cili është për një vizitë në Lindjen e Mesme, tha se po përpiqej të kontribuonte drejt një de-përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke vënë në dukje se Teherani më parë nuk kishte shfrytëzuar mundësinë e bisedimeve konstruktive./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…