by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të forët përmes rrjeteve sociale, duke përmendur rolin e tij në parandalimin e konflikteve të shumta, përfshirë edhe krizën mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të parë.
Ai përmendi konkretisht përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij, duke thënë se vendet ishin në prag të luftës, por ndërhyrja e tij kishte sjellë stabilitet.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova,” deklaroi Trump.
Ai nuk la pa përmendur edhe ish-presidentin Joe Biden, të cilin e akuzoi për prishjen e perspektivës afatgjatë në rajon.
“Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregulloj, përsëri!”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Trump paralajmëroi gjithashtu se shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se aktualisht po zhvillohen shumë thirrje dhe takime./
Familja e disenjatorit, Festim Isufi ka pranuar raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar rreth vdekjes së të ndjerit. Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila tha se prokuroria tashmë ka dorëzuar tashmë raportin e autopsisë tek familja e
Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim të gjatë, pasi KESCO ka njoftuar se nga nesër dhe ditët në vazhdim do t’i duhet të importojë energjinë elektrike, meqë KEK s’do të prodhojë fare energji elektrike. Siç pretendon KEK në njoftim, operimi i njësive po vazhdon normalisht dhe s’ka kolaps prodhimi, ndërkohë
Një nga figurat më të larta ushtarake dhe politike në Iran, Ali Shamkhani, ka hedhur poshtë raportimet për vdekjen e tij pas sulmeve izraelite të 13 qershorit, duke deklaruar se është gjallë dhe i vendosur të vazhdojë shërbimin ndaj vendit. Në një mesazh të publikuar të premten nga disa media shtetërore iraniane, Shamkhani
Arben Fetahu na u shfaq si mishërimi i zbrazëtisë politike në një botë ku edhe një flamur ka më shumë dinjitet sesa një zëvendëskryeministër që s’di në cilin drejtim po fryn era. Falë një interviste të moderuar nga gazetari kosovar Ermal Panduri, publiku në Kosovë më në fund pa përtej këmishës së bardhë dhe buzëqeshjes