by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në këto ditë vape, mjekët u sugjerojnë qytetarëve kujdes të shtuar, sidomos në pikun e ditës.
Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, Rushit Ismajli, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në dukje se pas një maji të ftohtë, ngritja e menjëhershme e temperaturave në qershor ka shkaktuar vështirësi në përshtatjen e qytetarëve.
“Kaluam prej një periudhe që e kishim me temperatura shumë të ulëta. Maji ka qenë me temperatura të ulëta, pastaj në qershor përnjëherë temperaturat u ngritën. Ka pasur vështirësi në përshtatjen e njerëzve me këto temperatura dhe menjëherë shohim se disa persona vetëm se janë djegur. Ajo çka duhet të bëjnë kujdes është që në radhë të parë të shmangin pikun e ditës nga ora 10:00 deri 17:00, sepse në këtë kohë temperaturat janë të larta,. Mund të shkaktohet dehidrim, djegie e lëkurës, që është rrezik për kancerin e lëkurës”, tha Ismajli.
Ismajli rekomandon konsumimin e të së paku dy litrave ujë në ditë dhe një dietë të shëndetshme me pemë dhe perime të freskëta.
“Ajo çka do t’i këshilloj qytetarët, të gjitha grupmoshat, veçanërisht gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, që përpos të mos dalin në mesin e ditës, të konsumojnë sasinë e mjaftueshme të ujit, së paku dy litra në ditë Pritet që temperaturat të rriten. Ajo çka ne rekomandojmë është që të kujdesen që të shmangin temperaturat e larta. Kemi pasur raste, por i kemi menaxhuar dhe i kemi këshilluar të mbajnë veshje me ngjyra të të çelëta dhe të lehtë si dhe të mbajnë kapela”, shtoi ai.
Mjeku Ismajli vë theksin edhe te dieta.
“Dieta është shumë e rëndësishme. Kryesisht duhet të jetë një dietë e shëndetshme dhe të hanë ushqime të freskëta: pemë dhe perime. Perimet të lahen në ujë të rrjedhshëm. E njëjta gjë edhe me pemët. Të mos konsumojnë sasi të tepërta të kripës, të yndyrës, sheqerit, po ashtu edhe brumërat. Të mos hanë aty ku ka ushqime të shpejta, sandviça, hamburgerë, qebapa etj”, tha për EO, Ismajli./
Mbretëria e Bashkuar po dërgon avionë të tjerë luftarakë në Lindjen e Mesme, teksa luftimet mes Izraelit dhe Iranit po intensifikohen. Kryeministri Keir Starmer ka deklaruar se avionët, mes të cilëve ata të llojit “Tajfun” dhe ata që shërbejnë për furnizimin me karburant, po dërgoheshin në rajon për të mbështetur njësitë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai nisi sulme ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte informacion se Tehrani ishte vetëm disa muaj larg zhvillimit të një arme fillestare bërthamore. “Ne duhej të vepronim. Për të shpëtuar veten, por edhe … për të mbrojtur
Ardhja e deputetëve sot në seancë për herë të 32-të doli të jetë sërish e kot. Ata nuk arritën ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja, përcjell KFVA. Krejt kjo për shkak
Një 22-vjeçar ëzhtë mbytur në ujërat e lumit Mat. Klajdi Elezi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Mat pranë zonës së Shkopetit, por mendohet se ka pësuar atak kardiak. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe mjekët e spitalit të Laçit./KFVA/