by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas sulmeve të vazhdueshme iraniane ndaj Izraelit, frika nga raketat po rritet edhe në ishullin mesdhetar të Qipros, vend i Bashkimit Europian më i afërt me zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkruan Gazeta KFVA.
Autoritetet qipriote kanë lansuar aplikacionin paralajmërues SafeCY, që përdor vendndodhjen e telefonit celular për t’u ndihmuar qytetarëve të gjejnë strehën më të afërt kundër bombave në rast nevoje.
Aplikacioni përmban gjithashtu udhëzime dhe informacione të dobishme për mbrojtjen gjatë sulmeve, ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme, Qipro ka rreth 2,200 strehimore kundër bombave të gatshme për përdorim.
Situata është përkeqësuar edhe për shkak të dy bazave ushtarake britanike në ishull, që mund të jenë objektiva të mundshme në konflikt. Baza kryesore e Akrotirit pranë Limasolit dhe aeroporti ushtarak janë pika kyçe strategjike për operacionet në Lindjen e Mesme.
Për më tepër, disa avionë izraelitë janë zhvendosur në aeroporte qipriote për arsye sigurie, ndërsa masa të rrepta sigurie janë në fuqi rreth aeroporteve civile të Larnakës dhe Pafosit. Qiproja, që ndodhet vetëm 250 kilometra larg Izraelit, ofron një strehë të sigurt në një rajon të tensionuar, ku ndihen edhe pasojat e konfliktit.
Mbretëria e Bashkuar po dërgon avionë të tjerë luftarakë në Lindjen e Mesme, teksa luftimet mes Izraelit dhe Iranit po intensifikohen. Kryeministri Keir Starmer ka deklaruar se avionët, mes të cilëve ata të llojit “Tajfun” dhe ata që shërbejnë për furnizimin me karburant, po dërgoheshin në rajon për të mbështetur njësitë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai nisi sulme ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte informacion se Tehrani ishte vetëm disa muaj larg zhvillimit të një arme fillestare bërthamore. “Ne duhej të vepronim. Për të shpëtuar veten, por edhe … për të mbrojtur
Ardhja e deputetëve sot në seancë për herë të 32-të doli të jetë sërish e kot. Ata nuk arritën ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja, përcjell KFVA. Krejt kjo për shkak
Një 22-vjeçar ëzhtë mbytur në ujërat e lumit Mat. Klajdi Elezi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Mat pranë zonës së Shkopetit, por mendohet se ka pësuar atak kardiak. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe mjekët e spitalit të Laçit./KFVA/