by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.
Ai, përmes një postimi në Facebook, u bëri lutje qytetarëve që të bojkotojnë deputetët e zgjedhur.
“E dimë paraprakisht: as sot, për të 32-tën herë, deputetët nuk do të merren vesh. Një tjetër ditë e humbur. Një tjetër dëshmi se shteti po shpërbëhet – jo prej ndonjë lufte, por prej inatit dhe papërgjegjësisë. Pa Parlament s’ka ligje, pa ligje s’ka rend, s’ka shtet. Ka vetëm zvarritje, kaos dhe heshtje. Qeveria është në detyrë, por pa kontroll. Vendimet mungojnë, llogaridhënia nuk ekziston, institucionet janë të ngrira – vendi i bllokuar. E gjithë kjo, sepse ata – thjesht – mund të sillen kështu. Po sillen kështu me neve, sepse ne po i lejojmë. Po munden. Po na manipulojnë. Dhe ne po heshtim. Nuk ka më justifikime. Është koha të jemi më aktivë, më të vetëdijshëm, më të zëshëm. Sepse nëse nuk e marrim ne situatën në dorë, ata nuk do të bëjnë asgjë për ta zgjidhur”.
“Sot, së paku – një hap simbolik: t’i përcjellim me emër e mbiemër. Të dimë qartë: a janë në seancë, apo në ndonjë resort pushimi? T’ua prishim këtë të diel, sepse ata po na e prishin jetën. Na kanë uzurpuar të ardhmen. Unë ndërkohë – po përgatitem. Sepse do të vijë protesta e madhe. Në takimin e 50-të të deputetëve – do të jem aty. Atëherë, askush nuk do të mund të fshihet më. As pas dyerve të Kuvendit, as pas fjalëve boshe që s’thonë asgjë. Sepse mjaft kemi pritur. Mjaft kemi heshtur. Tani – është koha për veprim. Për ndëshkim moral. Për përgjegjësi politike. Deri atëherë, deri në herën e 50-të, le të ekspozohen në marre, në dështim, në heshtje, në ikje nga përgjegjësia”, ka shkruar Koci.
“Prandaj, nëse doni me i ndalë, filloni prej vetes: ju lus – bojkotoni deputetët. Mos i dëgjoni. Mos i trajtoni si përfaqësues. Trajtoni si pazargjinj të vegjël, me madate të mëdha. Sepse derisa nuk e formojnë Parlamentin – nuk përfaqësojnë askënd. As ju. As mua. As Kosovën. Heshtja e jonë – fuqia e tyre”.
Ardhja e deputetëve sot në seancë për herë të 32-të doli të jetë sërish e kot. Ata nuk arritën ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja, përcjell KFVA. Krejt kjo për shkak
Një 22-vjeçar ëzhtë mbytur në ujërat e lumit Mat. Klajdi Elezi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Mat pranë zonës së Shkopetit, por mendohet se ka pësuar atak kardiak. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe mjekët e spitalit të Laçit./KFVA/
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se është thelbësore që Irani të mos zhvillojë ose zotërojë armë bërthamore, ka raportuar BBC-ja të dielën. Duke folur me gazetarët para nisjes për në Samitin e G7 në Kanada, Merz u shpreh se “përparimi i Iranit drejt armëve bërthamore çoi në sulmin e Izraelit ndaj objektivave
Në mes të qiellgërvishtëseve të Manhattanit, mes zhurmës së një qyteti që kurrë nuk fle, ndodhet një vend që të ndal frymën – jo nga madhështia arkitektonike, por nga diçka më e thellë: era e atdheut. Është restoranti “Çka ka Qëllu”, i cili nuk është vetëm një vend ku hahet, por një tempull