• Sat. Oct 11th, 2025

Kancelari gjerman thotë se është kërcënim global nëse Irani ka armë bërthamore

Bykfvanews

Jun 15, 2025

 

 

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se është thelbësore që Irani të mos zhvillojë ose zotërojë armë bërthamore, ka raportuar BBC-ja të dielën.

Duke folur me gazetarët para nisjes për në Samitin e G7 në Kanada, Merz u shpreh se “përparimi i Iranit drejt armëve bërthamore çoi në sulmin e Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Iran”, përcjell koha.net

Ai ka shtuar se posedimi i armëve bërthamore nga Irani do të ishte kërcënim.

“Ky do të ishte kërcenim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”.

Merz shtoi se Izraeli i ka kërkuar Gjermanisë të sigurojë pajisje për ndaljen e zjarrit, derisa kancelari shtoi se do t’ua dërgojnë menjëherë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *