by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në mes të qiellgërvishtëseve të Manhattanit, mes zhurmës së një qyteti që kurrë nuk fle, ndodhet një vend që të ndal frymën – jo nga madhështia arkitektonike, por nga diçka më e thellë: era e atdheut. Është restoranti “Çka ka Qëllu”, i cili nuk është vetëm një vend ku hahet, por një tempull i shijes shqiptare, një strehë shpirtërore për ata që kanë humbur aromën e mëngjeseve me byrek, të drekave me flijë, të darkave me tavë kosi dhe rrëfimesh.
Moderniteti i New York-ut dhe zemra shqiptare, janë lidhur në një harmoni që vetëm Ramiz Kukaj mundi ta ndërtojë. Ai nuk është thjesht pronari i këtij restoranti që sot njihet si ndër më të mirët në metropolin më të madh të botës. Ai është një njeri që ka investuar më shumë se para: ka investuar shpirt, kujtime, rrënjë dhe dashuri.
“Çka ka Qëllu” është shndërruar në ambasadën e padeklaruar të shqiptarisë, ku gjuha shqipe tingëllon natyrshëm në mes të një salle plot me turistë nga Londra, Pekini, Roma apo Teksasi. Ata nuk vijnë rastësisht – ata udhëtojnë për të provuar “shijen që nuk harrohet kurrë”, siç e përshkroi vetë The New York Times, gazeta më prestigjioze amerikane, që e radhiti këtë restorant mes më të mirëve të qytetit që i ka parë të gjitha.
Por ajo që e bën këtë histori të papërsëritshme nuk janë vetëm recetat e vjetra që rikthejnë jetën në tryezë. Është zemra e një njeriu – Ramiz Kukaj – i cili nuk ndalet as kur mbyllet kuzhina. Ai është pranë çdo shqiptari të sëmurë, të varfër, të harruar, të dëshpëruar. Ai është aty me një fjalë, një ndihmë, një përqafim. Sepse Ramizi ka kuptuar një të vërtetë të madhe: një popull nuk mbahet me biznes, por me dashuri.
Në një botë ku emigrimi shpesh do të thotë të humbësh veten, “Çka ka Qëllu” është dëshmia se kudo që shkon, mund ta ringjallësh Atdheun – në një tavolinë, në një shije, në një përqindje të shpirtit tënd që nuk ka ikur kurrë.
Kjo nuk është thjesht një histori suksesi.
Është një legjendë e gjallë me emrin “Çka ka Qëllu”, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.
Vizitat e krerëve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit sipas njohësve të çështjeve të sigurisë po përdorën për nxitje të elektoratit. Por, sipas tyre shfrytëzimi i veriut lë pasoja në aspektin e sigurisë. Përurimi i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit ia nxori edhe disa aktivitete tjera të hënën Kryeministrit në
Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Mbrojtjes janë dhënë disa rekomandime. Aty është gjetur se ky dikaster nuk ka bërë kompensimin e plotë të pjesëtarëve të FSK-së për punët shtesë, e po ashtu edhe mbajta e disa pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor. Kompensimi i ushtarëve të Forcës
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, raporton Reuters. Wadephul, i cili është për një vizitë në Lindjen e
Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar. Kështu po citon CNN një raportim të një mediumi gjysmëzyrtar iraniane Mehr News. Operacioni, i quajtur Operacioni Premtimi i Vërtetë 3, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael. Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të