• Fri. Nov 21st, 2025

Çitaku: PDK s’voton me diktat, çka po bën VV-ja është pengmarrje

Jun 15, 2025

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe mosgatishmërinë për kompromis politik.

Ajo e ka cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike”, duke theksuar se PDK ka ofruar një alternativë për tejkalimin e krizës, por që nuk është marrë parasysh nga mazhoranca aktuale.

“VV po e mban të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo është pengmarrje klasike,” tha Çitaku në një deklaratë për media, duke shtuar se Vetëvendosje po këmbëngul në kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, pavarësisht mungesës së shumicës parlamentare.

Çitaku tha se PDK, ndonëse nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin e VV-së, por që siç tha ajo ka shprehur gatishmëri për t’u angazhuar në një zgjidhje institucionale.

“Kemi ofruar alternativë duke i propozuar një nga 40 deputetët tjerë. Ne nuk votojmë në diktat, pa marrëveshje politike. Kjo është pengmarrje,” theksoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se PDK-ja i bën thirrje “Presidentes të marrë një rol më aktiv”