by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit ka nisur.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin. Hyni në zona të mbrojtura sapo të merrni alarmin dhe rrini deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.
Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.
Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan. Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. “Kosova ka nevojë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, për të zhvilluar takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Haradinaj tregoi se në takimin me Hanrahan-in, ka theksuar rëndësinë strategjike të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, së voni ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë. Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar