by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një burrë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kafshuar nga ish-bashkëshortja e tij.
Burimet bëjnë me dije se më 14 qershor 2025, rreth orës 10:00, në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.G., 41 vjeçar, i cili ka raportuar se është sulmuar nga M.K., 31 vjeçare me të cilën ende jeton në një banesë të përbashkët, transmeton KFVA.
Sipas deklaratës së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje për motive xhelozie, e dyshuara e ka kafshuar në krahun e majtë dhe ka marrë një thikë, me të cilën ka tentuar ta godasë. Ai ka tentuar t’ia largojë thikën nga dora dhe si pasojë është lënduar në gishtin e dorës së majtë.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa Prokurorja kujdestare ka udhëzuar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti të hetohet tutje nga njësitë përkatëse.
Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), më 24 gusht 2025. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Mitrovicë–Beograd, në katin e parë u gjetën 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën
Pensionistët më të lumtur të Evropës jetojnë në Zvicër. Sipas një studimi, rreth 80% e njerëzve të moshës 65 deri në 80 vjeç që jetojnë në Zvicër janë shumë të kënaqur me jetën e tyre. Sondazhi i 2,063 personave i kryer nga YouGov në emër të kompanisë së sigurimeve Sëiss Life zbuloi se
Ka ndërruar jetë pjesëtarja e policisë së Kosovës, Hasime Muqolli. 59- vjeçarja ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër. Varrimi it ë ndjerës bëhet sot, në varrezat e fshatit Katund i ri- Pejë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vazhduar me vendimet tjera në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Ky është rendi i ditës: Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së; Aktivitetet e Sekretariatit Këshilllat e KQZ 3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore