• Fri. Nov 21st, 2025

Shpërthim në depoun e naftës Shahran në Teheran — rrezik dhe panik në qytet!

Jun 14, 2025

 

 

BBC  e ka konfirmuar se depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli.

Ministria e Naftës e Iranit thotë gjithashtu se sulmet izraelite kanë synuar depon dhe një rezervuar karburanti në Teheranin jugor.

Megjithatë, ata shtojnë se nivelet e karburantit në këto dy depo nuk janë të larta dhe situata është nën kontroll.

Departamenti i zjarrfikësve të Teheranit kishte paralajmëruar më parë se depoja e naftës Shahran ishte me rrezik të lartë sepse ndodhet shumë afër vendeve ku jetojnë njerëzit në qytet, shkruan BBC, transmeton KFVA.