Pas “xhirove” në PDK e AAK, Rrusta përfundon tek Kurti – VV-ja e kandidon për kryetar të Klinës

 

 

Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Ramiz Rrustën. Partia e Kurtit thotë se me Rrustën do ta bëjë ndryshimin në këtë komunë, dhe se nuk do të ketë bastione.

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes të shtunën qëndroi në Klinë ku e prezantoi Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar, ku tha se ky i fundit është i duhuri për të qeverisë me këtë komunë.

Por, Kurti në postimin e bërë në Facebook, nuk ka treguar se Rrusta para se të përfundoi te partia e tij ka qenë pjesë edhe e dy partive të tjera, PDK-së e AAK-së.

Rrusta së pari ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës ku vite më parë ishte kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2014 dhe më pas ishte drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Klinës.

Në foton e mëposhtme mund të shihni se Rrusta ishte krahë Kadri Veselit në hapje të fushatës zgjedhore në Klinë

Rrusta pas disa viteve aktivitet me PDK-në, i ndau rrugët me këtë parti, dhe më 15 nëntor të vitit 2018 iu bashkua partisë së Ramush Haradinaj, ku u mirëprit nga Zenun Elezaj, kryetar aktual i Klinës, njëherit kandidat edhe për një mandat nga AAK, poashtu edhe nga Duat Haradinaj e të tjerë.

Kujtojmë se Ramiz Rrusta i cili në zgjedhjet lokale do të garon si kandidat i VV-së për kryetar të Klinës, kundërkandidat do t’i ketë ish-bashkëpartiakët e tij, Zenun Elezaj nga AAK e Sokol Bashota nga PDK, ndërsa LDK ende nuk ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…