Kosova ia heq shtetësinë Nikolla Vujoviqit i cili u punësua si polic në Serbi

 

 

Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic.

Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare.

Ministri Xhelal Sveçla tha se ky është një nga përpjekjet sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikolla Vujoviq, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, tha Sveçla në një postim në Facebook./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…