by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kosova mbetet ende pa një Kuvend të konstituuar. Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare – një dështim që, sipas anëtarit të saj Glauk Konjufca, (edhe) lidhet me retorikën e ashpër gjatë fushatës.
Në një intervistë për ATV, Konjufca pranoi se fjalori i përdorur nga Kurti ka pasur pasoja.
“Mendoj që e kemi paguar një çmim për këtë – ç’është e vërteta”, ka deklaruar ai.
Në qendër të këtij çmimi politik që përmend Konjufca është refuzimi kategorik i LDK-së për të hyrë në koalicion me VV-në. Gjatë dhe pas fushatës, Kurti përdori një gjuhë të ashpër ndaj partive rivale, sidomos ndaj LDK-së, duke i etiketuar si “hajvanë”, “bashkëpunëtorë të Serbisë”, e duke folur për “mbytjen e LDK-së”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke përmendur “moçalin e madh të pështymave” si arsye për mospjesëmarrjen në konsultime me VV-në: “Fjalët kanë peshë. Dhe besa jonë është me qytetarët që besojnë në respekt e dinjitet.”
Nesër, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për herë të 32-të për përpjekjen për konstituim. Por partitë mbeten të ngurta në pozicionet e tyre: opozita refuzon Albulena Haxhiun si kryetare, ndërsa VV nuk tërhiqet nga kandidatura e saj.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të përleshjeve mes Izraelit dhe Iranit. Avionët përfshijnë Typhoon si dhe aeroplanë për furnizim ajror, të cilët janë pjesë e mbështetjes emergjente për rajonin. Sir Keir tha se
Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet? Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA,
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës. Ai, përmes një postimi në Facebook, u bëri lutje qytetarëve që të bojkotojnë deputetët e zgjedhur. “E dimë paraprakisht: as sot, për të 32-tën herë, deputetët nuk do të merren vesh. Një tjetër ditë e humbur. Një tjetër
Në këto ditë vape, mjekët u sugjerojnë qytetarëve kujdes të shtuar, sidomos në pikun e ditës. Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, Rushit Ismajli, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në dukje se pas një maji të ftohtë, ngritja e menjëhershme e temperaturave në qershor ka shkaktuar vështirësi në përshtatjen