by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Izraeli është kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.
Presidenti Erdogan tha se “Izraeli, nën administratën Netanyahu, përbën kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, dhe kjo është riafirmuar përmes sulmit të tij të fundit ndaj Iranit”.
Bëhet e ditur se Erdogan dhe princi i kurorës saudite, i njohur edhe si MBS, diskutuan konfliktin Izrael-Iran dhe çështje të tjera rajonale dhe globale gjatë bisedës.
Presidenti turk tha se “heshtja e bashkësisë ndërkombëtare përballë pushtimit dhe gjenocidit në Palestinë e ka inkurajuar Izraelin në veprimet e tij të paligjshme dhe agresive”, shkruan AA, transmeton KFVA.
“Agresioni i Izraelit ndaj Iranit, në një kohë kur përpjekjet janë duke vazhduar për të arritur një kompromis përmes bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, synon të minojë përpjekjet për paqe”, tha Erdogan.
Ai shtoi se sulmet, të cilat shkaktuan rrjedhje bërthamore, zbuluan edhe një herë “se sa në mënyrë të papërgjegjshme kërcënon Izraeli si sigurinë rajonale ashtu edhe atë globale”.
Gjithashtu, udhëheqësi turk nënvizoi se rajoni nuk mund të durojë një krizë tjetër, duke paralajmëruar se një luftë shkatërruese mund të shkaktojë valë të parregullta migrimi që prekin të gjitha vendet në rajon.
Ai tha se mosmarrëveshja bërthamore mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet bisedimeve të vazhdueshme.
“Sulmet e Izraelit ndaj fqinjit tonë Iranit janë një provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund banditizmit izraelit që synon stabilitetin global dhe rajonal”, shtoi Erdogan.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe mosgatishmërinë për kompromis politik. Ajo e ka cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike”, duke theksuar se PDK ka ofruar një alternativë për tejkalimin e krizës, por që nuk është marrë parasysh nga mazhoranca aktuale.
Ka dështuar për herë të 32-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Përveç VV-së, partitë tjera politike nuk propozuan anëtarë për Komisionin për Votim të fshehtë. Në sallë ishin të pranishëm 75 deputetë. Vetëm 45 deputetë votuan për, kundër 1 dhe abstenim s’kishte. Seanca e radhës do të jetë më 17 qershor. Vetëvendosje këmbëngul
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të përleshjeve mes Izraelit dhe Iranit. Avionët përfshijnë Typhoon si dhe aeroplanë për furnizim ajror, të cilët janë pjesë e mbështetjes emergjente për rajonin. Sir Keir tha se
Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet? Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA,