by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se është dhunuar brenda një automjeti nga një i ri.
Burime të Gazetës bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit në fshatin Ballofc të Podujevës, kur viktima ka deklaruar se është marrë me veturë nga një mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari K.M, rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se dje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit në koridorin e repartit të Klinikës Pediatrike, shkruan KFVA. Sipas njoftimit, uji nuk ka depertuar në dhomat ku trajtohen fëmijët. Postimi i plotë: Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet
Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC, transmeton KFVA. Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban sot mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ në këtë mbledhje ka marrë disa vendime: – Miratimi i programit për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Apelin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke synuar rrëzimin e aktakuzës që e ngarkon për pengim të drejtësisë. Sipas mbrojtjes së tij, Gjykata ka tejkaluar kompetencat duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me