Dhjetëra të vdekur si pasojë e sulmeve, Kina dënon veprimet e Izraelit ndaj Iranit

 

 

“Kina dënon shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit” nga Izraeli”, kështu deklaroi i dërguari i OKB-së, Fu Cong, në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së disa orë më parë.

Pekini është “seriozisht i shqetësuar” për ndikimin negativ të situatës aktuale në negociatat bërthamore të Iranit, shtoi ai, duke i kërkuar Izraelit të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Fu tha gjithashtu se e drejta e Iranit për “përdorim paqësor të energjisë bërthamore si nënshkruese e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet të respektohet plotësisht”.

Kina është një partnere kyçe e Teheranit, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë. Në mars, Kina priti zëvendësministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në Pekin, ku ata diskutuan çështjen bërthamore të Iranit dhe kërkuan që të hiqen sanksionet ndaj Iranit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…