60 të vrarë në Teheran – mes tyre 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe, dhimbje që s’ka kufi

 

 

Gjithsej 60 persona janë vrarë pas një sulmi izraelit në një ndërtesë banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane.

Sipas “CNN”, telekomanda iraniane shfaqi pamje live të punonjësve që po largonin rrënojat nga vendi i një ndërtese 14-katëshe në kompleksin e banesave Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.

Sipas një gazetari në vendngjarje, 20 fëmijë janë vrarë në ndërtesën banimi, përfshirë foshnja që ishin vetëm 6 muajsh. Dhjetë trupa thuhet se ndodhen ende nën rrënoja.

Dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse 60 viktimat e ndërtesës banimi ishin përfshirë në këtë numër.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…