250 vjet fuqia amerikane – parada spektakolare dhe Trump në qendër të vëmendjes!

 

 

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të organizojë një paradë madhështore në rrugët e kryeqytetit për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ngjarje të veçantë do të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump, i cili feston 79-vjetorin në të njëjtën ditë, shkruan Gazeta KFVA.

Parada, e cila konsiderohet e rrallë për SHBA-të, do të përfshijë më shumë se 6,000 ushtarë, 150 automjete ushtarake dhe 50 aeroplanë. Pjesë e spektaklit do të jenë edhe një shfaqje ajrore, një paradë kalorësie dhe një kërcim me parashutë që përfundon me ngritjen e flamurit amerikan përpara presidentit Trump.

Ngjarje të tilla janë të zakonshme në vende si Franca dhe Rusia, por në SHBA ndodhin rrallë. Parada e fundit e ngjashme në Uashington ishte ajo e vitit 1991, pas përfundimit të Luftës së Parë të Gjirit.

Transportimi i mjeteve të rënda, përfshirë tanket Abrams me peshë rreth 63 ton, ka paraqitur sfida logjistike, pasi infrastruktura e qytetit nuk mbështet ngarkesa të tilla. Për këtë arsye, janë vendosur pllaka çeliku dhe veshje speciale mbi rrugë për t’i mbrojtur ato.

Rreth 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë, ndërkohë që janë ndërmarrë masa të forta sigurie. Janë instaluar 29 kilometra gardh metalik dhe 175 detektorë metali, ndërsa ngjarja është klasifikuar si Eveniment i Sigurisë Kombëtare me Rëndësi të Veçantë (NSSE).

Kostoja e paradës pritet të arrijë në rreth 45 milionë dollarë, çka ka ngjallur kritika nga disa zëra që e cilësojnë një shpërdorim të fondeve publike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…