Vjen reagimi i parë i Turqisë pas sulmeve izraelite në Iran, ka një kërkesë

 

 

Turqia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve ajrore izraelite në objektivat ushtarake dhe bërthamore në Iran, duke i quajtur ato “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” dhe një “provokim të qëllimshëm për destabilizim rajonal”

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme turke kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë veprimet agresive që, sipas Ankarasë, rrezikojnë të nxisin një konflikt të ri në Lindjen e Mesme. “Fakti që sulmet ndodhin në një kohë kur negociatat për programin bërthamor iranian po intensifikohen, tregon se qeveria e Netanyahut nuk ka vullnet për zgjidhje diplomatike,” thuhet në deklaratë.

Turqia paralajmëroi se veprimet e Izraelit po rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe paqen botërore dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndërhyjnë për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në maj, Stambolli kishte pritur negociata për çështjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive evropiane, duke u pozicionuar si një ndërmjetës i mundshëm në dialogun diplomatik.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…