Trump: Ishim në dijeni të sulmit të Izraelit ndaj Iranit, por SHBA nuk u përfshi

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur pas sulmit izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe kryeqytetit Teheran, duke deklaruar se ishte njoftuar paraprakisht për gjithçka.

Por e bëri të qartë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në operacion.

Në një deklaratë për Fox News, Trump tha se Irani nuk duhet të lejohet të ketë bombë bërthamore.

“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë që do të kthehemi në tryezën e bisedimeve. Do të shohim. Ka disa njerëz në udhëheqjen iraniane që nuk do të kthehen”, tha Trump, duke aluduar në vrasjen nga Izraeli të disa gjeneralëve dhe shkencëtarëve të lartë.

Ai theksoi gjithashtu se ditët e fundit kishte biseduar shpesh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Jemi të gatshëm të mbrojmë veten dhe Izraelin, nëse Irani vendos të kundërpërgjigjet. Komanda Qendrore është në gjendje të lartë gatishmërie”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi hakmarrje ndaj Izraelit për sulmin.

“Me këtë krim, regjimi sionist i ka imponuar vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do ta përjetojë”, deklaroi Khamenei

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…