Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kremlini ka reaguar për herë të parë pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi se “Rusia është e shqetësuar dhe dënon përshkallëzimin e tensioneve”.

Sipas Peskovit, presidenti Putin po ndjek nga afër zhvillimet dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme dhe Ministrinë e Jashtme të Federatës Ruse.

Rusia është një aleate e ngushtë e Iranit dhe ka thelluar bashkëpunimin me Teheranin vitet e fundit, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë ushtarake dhe energjetike, shkruan A2 CNN.

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian nënshkruan një marrëveshje strategjike gjithëpërfshirëse, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk përfshin angazhime për ndihmë ushtarake të ndërsjellë, duke mos përbërë një aleancë ushtarake formale. Reagimi rus vjen ndërsa rajoni ndodhet në prag të një konflikti të gjerë, me frikën e përfshirjes së fuqive të tjera ndërkombëtare

Related Posts

  •     Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor. “Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X. Një

  •       BBC raporton për shpërthime të tjera që dëgjohen në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Mediat shtetërore raportojnë se sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit është aktivizuar për të kundërshtuar sulmet izraelite, transmeton KFVA. Irani kreu sulme ndaj “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore” që i përkasin Izraelit, sipas Gardës Revolucionare Islamike.

  •     Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, deklaroi se sulmi “barbar dhe kriminal” i Izraelit kishte në shënjestër zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë, por sipas tij, “shumica dërrmuese” e viktimave ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

  •     Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”. Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit