by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor.
“Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X.
Një avion rus i llojit IL-20 hyri dy kilometra brenda hapësirës ajrore të Polonisë mbi Detin Baltik, shtoi ministria.
“Ky është edhe një rast tjetër i provokimit për të testuar sistemet e gatishmërisë të shteteve të NATO-s”, tha Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.
Dy avionët britanikë e penguan dhe e identifikuan avionin rus, i cili më pas u largua nga hapësira ajrore polake, u tha në njoftim.
Në shkurt, Polonia kishte raportuar se një avion rus për një periudhë të shkurtër kohore kishte shkelur hapësirën e saj ajrore mbi Baltik.
Avionët ushtarakë rusë shpesh i afrohen hapësirës ajrore polake, në të cilën ata pengohen nga avionët e NATO-s.
Polonia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është një ndër aleatët më të ngushtë të Ukrainës dhe shërben si qendër e rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me homologun iranian Masoud Pezeshkian. Macron thotë se ka kërkuar “përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin” dhe i bën thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave bërthamore sa më shpejt të jetë e mundur, raporton BBC, transmeton KFVA. Por Pezeshkian i thotë Macron se Irani nuk do
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë që mori në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë. Në një postim në Facebook, ajo iu drejtuar Distrisë si krenaria e vendit. “Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror! “
Ali Shamkhani, këshilltari më i lartë i Iranit për udhëheqësin e tij suprem, Ajatollah Khamenei, ka vdekur në spital një ditë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në të gjithë vendin, raportojnë mediat iraniane. Shamkhani kishte shërbyer më parë si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit për një dekadë dhe kishte
Një ligjvënëse e shquar demokrate në Minesotta dhe bashkëshorti i saj janë vrarë në një atentat me motive politike, si edhe një tjetër senator demokrat dhe gruaja e tij u qëlluan në orët e para të së shtunës, duke mbetur të plagosur. Përfaqësuesja demokrate e shtetit Melissa Hortman ka vdekur, ashtu si