Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka këshilluar qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, shkruan Kosovo Free Voice Agency.

MPJD ka publikuar një link dhe ka apeluar që shtetasit e Kosovës të ndjekin udhëzimet.

“Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng  Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Izreali ka nisur sulm ndaj Iranit.  Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet e saj të vazhdueshme ndaj Iranit.

“Më shumë se 100 objektiva janë goditur në të gjithë Iranin”, tha zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, gjatë një brifingu të drejtpërdrejtë, duke shtuar se “mbi 330 municione të ndryshme” janë hedhur tashmë.

Defrin tha se sulmet e Izraelit ishin “pjesë e një operacioni të saktë dhe të sinkronizuar” dhe se pilotët e saj “po godisnin ende objektiva ushtarake dhe objektiva nga programi bërthamor në zona të ndryshme në Iran”./KFVA/

Related Posts

  •     Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor. “Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X. Një

  •       BBC raporton për shpërthime të tjera që dëgjohen në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Mediat shtetërore raportojnë se sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit është aktivizuar për të kundërshtuar sulmet izraelite, transmeton KFVA. Irani kreu sulme ndaj “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore” që i përkasin Izraelit, sipas Gardës Revolucionare Islamike.

  •     Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, deklaroi se sulmi “barbar dhe kriminal” i Izraelit kishte në shënjestër zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë, por sipas tij, “shumica dërrmuese” e viktimave ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

  •     Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”. Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit