Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Lionel Messi mund të përballet me një rrezik të konsiderueshëm kur skuadra e tij, Inter Miami, të nisë garën në Kupën e Botës për Klube. 

Kupa e Botës për Klube nis më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 13 korrik. Në të marrin pjesë 32 skuadra nga gjashtë konfederata, të cilat do të garojnë për trofeun. 

Megjithatë, ka një shqetësim gjithnjë në rritje se temperaturat në SHBA mund të paraqesin vështirësi për lojtarët. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik të moderuar” për shkak të vapës në qytetet Miami dhe Los Anxhelos. 

Ndeshja e parë e turneut do të zhvillohet në Miami, mes Inter Miami dhe skuadrës egjiptiane Al Ahly. 

Ndeshja nis në orën 20:00 sipas kohës lokale, që do të thotë se pika maksimale e temperaturës së mesditës prej 32 gradë Celsius do të ketë kaluar. 

Megjithatë, parashikimet tregojnë se në momentin e nisjes së ndeshjes, temperatura do të jetë rreth 29 gradë, me një lagështi prej 65 për qind, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për lojtarët. 

Inter Miami më pas luan më 19 qershor, në orën 15:00, kundër Portos, në stadiumin ‘Mercedes-Benz’ në Atlanta. 

Edhe në këtë rast ka rrezik për mot të pafavorshëm, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 31 gradë celsius dhe mundësi për stuhi me rrufe. 

Messi do të kthehet në Miami për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Palmeiras, më 29 qershor në orën 21:00. 

Megjithëse temperaturat do të jenë disi më të ulëta, parashikohet që ato të jenë rreth 27 gradë në momentin e zhvillimit të ndeshjes. 

Nëse Inter Miami kualifikohet si fituese e grupit, ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë në qytetin më të freskët të Filadelfias, ku temperaturat bien në një nivel më të durueshëm prej rreth 19 gradësh. 

Kjo do të thotë se gjysmëfinalja dhe finalja për Messin do të zhvilloheshin në qytetin akoma më të freskët dhe më të lagësht të East Rutherford, në New Jersey.

Related Posts

  •     Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00. Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. “Më 14 shtator

  •     Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për humanizmin, përulësinë dhe besimin e tij të palëkundur në mirësinë e njeriut, Gjykatësi Caprio u bë një figurë e dashur jo vetëm në SHBA, por

  •     Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. I dyshuari është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Arrestimin e zyrtarit e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës

  •     Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar