Lideri suprem i Iranit thotë se me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit

 

 

Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”.

Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, raporton en.irna.ir, transmeton KFVA.

Ai shtoi se Izraeli “bëri një gabim serioz, pasojat e të cilit do ta bëjnë atë të pafuqishëm”.

“Duhet të merren masa të forta dhe ato do të merren”, tha ai dhe shtoi: “Dënimet për ta nuk do të jenë të lehta. Jetët e tyre padyshim do të bëhen të zymta”.

Ajatollahu tha gjithashtu se i gjithë kombi iranian qëndron pas Forcave të Armatosura dhe se “Republika Islamike, me ndihmën e Zotit, do ta mposhtë regjimin sionist”.

Ndryshe, Irani ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…