by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketave nga territori i Iranit në drejtim të Izraelit, duke vendosur në gjendje alarmi disa zona të vendit.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X (ish-Twitter), Forca Ajrore e Izraelit ka konfirmuar se një numër sirenash paralajmëruese janë aktivizuar pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani.
“Pak më parë, janë aktivizuar alarmet në disa zona të vendit pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Në këto momente, Forca Ajrore po punon për t’i ndaluar dhe goditur kërcënimet kudo që është e nevojshme, për të eliminuar rrezikun”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.
Një ndërtesë apartamentesh 67-katëshe në Dubai Marina u kaplua nga zjarri të shtunën në mëngjes. Tre mijë e 820 banorët nga 764 apartamente u zhvendosën në vende të sigurta dhe nuk pati të lënduar. Zjarri shpërtheu në katet e sipërme të Kullës Tiger – e njohur edhe si Marina Pinnacle – rreth orës
Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Ramiz Rrustën. Partia e Kurtit thotë se me Rrustën do ta bëjë ndryshimin në këtë komunë, dhe se nuk do të ketë bastione. Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes të shtunën qëndroi në Klinë ku e prezantoi Ramiz Rrustën si kandidat
Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet tutje në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Hungari. Ajo mposhti xhudisten braziliane, Jessica Pereira duke u kualifikuar kështu në raundin e 1/8-tave. Xhudistja kosovare tashmë do të përballet me garuesen nga Portoriko, Francine Echeverria./KFVA/
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e bllokadës në Kuvend, ndërsa ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës. Pavarësisht tentativave të herëpashershme për dialog, ngërçi institucional vazhdon të pengojë miratimin e ligjeve dhe zhvillimin normal të punës parlamentare. Opozita fajëson procesin e menaxhuar keq dhe mungesën e transparencës,