Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas raportit policor rasti kishte ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot më 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësite relevante kanë dalë në vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55-vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana

Related Posts

  •     Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pritje deri në 30 minuta po regjistrohen edhe në pikën kufitare të Merdarës. Ndërkohë, në Jarinjë, për hyrje në Kosovë pritjet arrijnë

  •     Një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk do të zhvillohet, pavarësisht të gjitha premtimeve që Putin i bëri presidentit të SHBA-së Donald Trump. Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron. “Një takim midis presidentit

  •     Inteligjenca ushtarake e Ukrainës goditi me sukses logjistikën hekurudhore ruse, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në stacionin kryesor të Tverit. Një mjet shpërthyes ishte vendosur nën cisternat që transportonin karburant dhe sapo shpërtheu, flakët përfshinë brenda pak sekondash pothuajse të gjithë hapësirën e stacionit hekurudhor. Lexo po ashtuInteligjenca ushtarake ukrainase godet anijen

  • Për Bashkimin Evropian, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk është asgjë më shumë se sa vetëm kryetar. Gjatë të enjtes u raportua që Kurtit, nga BE i ka ardhur një letër, në të cilën flitet për paknaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, duke ju referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.