Irani: 78 të vdekur nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

 

 

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, deklaroi se sulmi “barbar dhe kriminal” i Izraelit kishte në shënjestër zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë, por sipas tij, “shumica dërrmuese” e viktimave ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas Iravanit, nga sulmet izraelite janë vrarë 78 persona dhe janë plagosur mbi 320 të tjerë, raporton AssociatedPress, transmeton KFVA.

Ai shtoi se Izraeli po vazhdon me akte të tjera agresioni, duke shënjestruar objekte të shumta civile dhe ushtarake në disa qytete të Iranit.

“Këto mizori përbëjnë akte të qarta të terrorizmit shtetëror dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare,” u shpreh ambasadori iranian.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…