by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Associated Press” raporton, duke iu referuar dy zyrtarëve amerikanë, se ushtria amerikane ka nisur zhvendosjen e burimeve ushtarake, përfshirë anijeve luftarake, në rajonin e Lindjes së Mesme, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe në pritje të ndonjë hakmarrje të mundshme nga Teherani, përcjell KFVA.
Siç raportohet, Marina amerikane ka urdhëruar shkatërruesin USS Thomas Hudner të lundrojë drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër shkatërrues është në lëvizje për të qenë në gatishmëri nëse kërkohet nga Shtëpia e Bardhë.
Njëri prej këtyre zyrtarëve ka deklaruar se Presidenti Donald Trump po zhvillon një takim me anëtarët kryesorë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën.
Trump pritet të zhvillojë sot një bisedë me Kryeministrin e Izrealit, Benjamin Netanyahu. Trump deklaroi të premten se sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit ishin “të shkëlqyera” dhe paralajmëroi për më shumë goditje në të ardhmen, duke i bërë thirrje Teheranit të arrijë një marrëveshje bërthamore me SHBA-në.
Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic. Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare. Ministri Xhelal Sveçla tha se ky është një nga përpjekjet sistematike për
Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani. Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva. “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar
Një regjistrues fluturimi (kutia e zezë) është gjetur në vendin e rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad, lajmi u konfirmua nga ministri i Aviacionit Civil i Indisë, Ram Mohan Naidu Kinjarapu. Kjo përbën një hap të rëndësishëm për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që mori jetën e 241 personave nga 242
Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se