by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë për fuçi të premten, duke arritur çmimin e tyre më të lartë në pothuajse pesë muaj pasi Izraeli goditi Iranin, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me naftë.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.60 dollarë, ose 6.63%, në 73.96 dollarë për fuçi, pasi arritën një maksimum brenda ditës prej 78.50 dollarësh, më i larti që nga 27 janari. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 4.99 dollarë, ose 7.33%, në 73.03 dollarë për fuçi, pasi arriti një maksimum prej 77.62 dollarësh, më i larti që nga 21 janari, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.
Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.
Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.
Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 19.06.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit. “Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në shumë detaje rreth
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare
Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta. Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me