Britania e Madhe bën thirrje për përmbajtje dhe kthim në diplomaci pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

 

 

Kryeministri britanik Keir Starmer u bëri thirrje të gjitha palëve që të “ulin menjëherë tensionet” dhe tha se stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë një përparësi. “Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe një kthim në diplomaci”, tha Starmer në një deklaratë.

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy, e përshkroi situatën si një “moment të rrezikshëm” në një postim në Platformën X. “Stabiliteti në Lindjen e Mesme është thelbësor për sigurinë globale. Përshkallëzimi i mëtejshëm është një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe nuk është në interesin e askujt”, tha Lammy./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…