Albion Rrahmani i nënshtrohet operimit në këmbën e djathtë

 

 

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij të djathtë, operim i cili u krye sot (e premte) në Rumani.

Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia ‘KT Management’, të cilët njoftuan se operimi ka shkuar në rregull.

“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023. Ai do të jetë jashtë për një periudhë prej 7-10 ditësh”.

“Ai do të jetë gati për sezonin e ri më i fortë se kurrë. Një falënderim i madh për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për gjithçka që kishin bërë që kjo ndërhyrje të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhej në njoftimin e tyre, raporton KFVA.

Kujtojmë se Rrahmani ishte njeriu kryesor i Kosovës në miqësoret e këtij muaji, duke shënuar pesë gola në ndeshjet kundër Armenisë dhe Komoreve

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…