“Trupa gjithandej” – Britaniku rrëfen tmerrin pas rrëzimit të avionit në Indi

 

 

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur aeroplani u rrëzua.

Sipas rrjetit partner të Sky News, NDTV, komisioneri i policisë së Ahmedabadit tha se një pasagjer mbijetoi aksidentin. NDTV e identifikon atë si britaniko-indianin, Vishwash Kumar Ramesh.

Duke folur për gazetën Hindustan Times, Ramesh tha se kishte dëgjuar një “zë të fortë” rreth 30 sekonda pas ngritjes së aeroplanit, përpara se ai të binte.

“Të gjitha ndodhën shumë shpejt” tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në kraharor, sy dhe këmbë.

“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U tremba. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa nga aeroplani përreth meje. Dikush më kapi dhe më vendosi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, deklaroi ai.

Ai i tha mediave indiane se kishte jetuar në Londër për 20 vjet. Po ashtu tha se vëllai i tij, Ajay ishte ulur në një rresht tjetër në aeroplan.

Ndryshe, video të shpërndara në rrjetet sociale treguan një burrë që ecte me të çaluar nga vendi i aksidentit dhe u drejtohej shërbimeve të emergjencës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…