by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë ka nisur dëshminë, zyrtari policor Elez Peci në rastin “Banjska”.
Ai tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm, për të filluar me patrulla.
Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.
“Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e ka bërë rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku, si zakonisht kemi filluar ma patrulla edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara, arsyeja dihet se ka qenë rrezik. Deri në orën 2 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është me Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”.
Tutje, zyrtari policor Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit.
“Kur kemi shkuar në Banjskë afër kamionëve, kam dyshuar dhe kam thënë po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Pastaj prapa meje ka ardhur Sadati, i kam thënë përcjelle rrugën e Izvorit, unë jam mbështetur te kamioni, në ato momente ka ndodh një detonim i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe balancën. Pas detonimit ka pasur menjëherë të shtëna të armëve të kalibrave të ndryshme. 10-15 metra i kemi pasur afër. Armë të rënda ka pasur edhe aty te manastiri. Unë jam munduar të mbroj veten dhe kolegët duke shtënë me ta, por ishim shumë të pabarabartë si në numër ashtu edhe në armatim”, shtoi Peci./
Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, së bashku me djalin e saj, Aresin, morën pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një projekt i ideuar dhe realizuar nga bashkëluftëtari dhe eprori i UÇK-së, Ferid Berisha nga Shkupi. Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit evokuan kujtimet dhe sakrificat e dëshmorëve të rënë për
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se arsyeja e bllokadës në Kuvend është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Reporteri.net. Gërvalla tha se ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se nuk mund të rri aty përjetësisht. “Ky është thelbi i bllokadës në Kuvend sepse është një ligj për byronë
I pakënaqur me gjendjen në diplomacinë kosovare, Muhamet Brajshori, Ambasador i Karrierës, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës, duke e njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muqaj. Në letrën drejtuar Ministrisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net,
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me prezencën e policisë në afërsi të urës së re mbi lumin Ibër, e cila po asfaltohej. Ai ka thënë se prania e policisë aty ka qenë ngritje e vigjilencës,