by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë Alex Padilla u largua me forcë pasi e ndërpreu sekretaren.
“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë prangat”, tha një zëdhënës i senatorit demokrat.
Ndërsa Padilla u shpreh se “Isha atje në paqe. Në një moment më lindi një pyetje, dhe kështu fillova të bëja pyetje. U nxorra menjëherë me forcë nga dhoma. Më detyruan të shtrihesha përtokë dhe më vunë prangat. Nuk u arrestova. Nuk u ndalova”.
Noem, e cila foli për imigracionin dhe protestat në Los Angeles, vazhdoi t’u drejtohej gazetarëve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit. Më vonë ajo komentoi për shkarkimin e tij duke thënë se do të bisedonte me senatorin.
Një deklaratë në llogarinë X të Departamentit të Sigurisë Kombëtare i quajti veprimet e senatorit “teatër politik”, duke thënë se Padilla nuk e identifikoi veten dhe se agjentët e shërbimit sekret amerikan në dhomë “menduan se ai ishte një sulmues” dhe “vepruan në mënyrë të përshtatshme”.
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas
Edhe një rrëfim rrëqethës e tronditës ka ardhur nga një i mbijetuar i luftës në Kosovë. Kjo dëshmi nuk është vetëm për të dokumentuar krimet e kryera, por për të thyer heshtjen që për vite kishte rënduar mbi barrën e përjetimit dhe dhunës. Emisioni Debat Plus nisi me një reflektim mbi jetën e
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 12 – 16°C, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin mes 26 – 29°C.
Nga takimi në zyrën ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump, ‘sa larg është i gatshëm të shkojë me përgjigjen e tij nëse Putin do të përshkallëzonte situatën e luftës”. “Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj me nervozizëm Trump, duke