• Tue. Oct 21st, 2025

Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Bykfvanews

Jun 12, 2025

 

 

Të dielën, më 15 qershor, në fshatin Muçivërc do të mbahet një protestë për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, si dhe përfaqësuesit lokalë që të bashkohen në këtë aktivitet për mbrojtjen e të arrestuarit./KFVA./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *