• Tue. Oct 21st, 2025

Në mes të rrezikut, ata janë gjithmonë aty – faleminderit, zjarrfikës të Prishtinës!

Bykfvanews

Jun 12, 2025

 

 

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53, kur një zjarr shpërtheu në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit.

Përmes një postimi zyrtar, Komuna ka shprehur mirënjohje të thellë për reagimin e shpejtë dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Kryeqytetit, të cilët arritën ta lokalizojnë dhe ta vënë nën kontroll zjarrin brenda pak minutash, duke e neutralizuar plotësisht deri në orën 17:15.

“Një falënderim i veçantë për Zjarrfikësit tanë heroikë, të cilët me vendosmëri, përkushtim dhe profesionalizëm mbrojtën jetën dhe pronën e qytetarëve. Qyteti është më i sigurt falë jush”, në deklaratën e komunës.

Po ashtu, Komuna ka falënderuar Policinë e Kosovës për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë gjithë ndërhyrjes, duke e cilësuar aksionin si shembull të bashkërendimit efektiv mes institucioneve të sigurisë dhe emergjencave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *