by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Doganat e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për testimin e cilësisë së naftës në tregun e brendshëm. Kjo marrëveshje, ndonëse e prezantuar si hap drejt kontrollit më të mirë të cilësisë, në thelb është në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi dhe është pa bazë të qartë ligjore.
Marrëveshja e nënshkruar mes MINT-it dhe Doganës, përkundër që është prezantuar si nismë për garantimin e cilësisë së naftës përmes testimeve laboratorike, nuk ka asnjë bazë ligjore të qëndrueshme. Ajo bie në kundërshtim me Ligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante NR.08/L-018, Ligjin për Inspektoratin dhe Udhëzimin Administrativ (MTI) Nr. 01/2017, që është ende në fuqi.
Sipas ligjeve aktuale, mbikëqyrjen e tregut dhe marrjen e mostrave e bën Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me trupat e autorizuara dhe të akredituara për vlerësimin e konformitetit. Dogana, në bazë të ligjit, nuk është e autorizuar të kryejë testime të cilësisë, por vetëm të mbledhë taksa dhe të ushtrojë kontroll doganor në kufi.
Sipas standardeve ligjore, ndryshimet në legjislacion duhet të paraprijnë çdo marrëveshje të re bashkëpunimi. Në rastin konkret, MINT fillimisht ka nënshkruar marrëveshjen me Doganën dhe vetëm më pas ka nisur procedurat për ndryshimin e Ligjit për Derivatet dhe Udhëzimit Administrativ. Kjo përmbysje procedurale tregon për një nguti të MINT që pa sqaruar mirë bazën ligjore të arrihet marrëveshja.
Sipas Nenit 1 të marrëveshjes, që është siguruar nga Periskopi, objektivi i saj është që përmes bashkëpunimit të mundësohet verifikimi i cilësisë së karburanteve për nevojat e Inspektoratit të Tregut, përmes laboratorit të Doganës së Kosovës. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin ndonjë autorizim të kompetencave ligjore, ajo është thjesht një akt bashkëpunimi pa efekt të detyrueshëm ligjor në drejtim të zbatimit të kontrollit të cilësisë.
Inspektorati i MINT ka nisur procesin e marrjes së mostrave nëpër pika të shitjes së derivateve, pa respektuar kriteret ligjore. Sipas Nenit 22, pika 8 të Udhëzimit Administrativ 01/2017, marrja e mostrave lejohet vetëm nga trupa të autorizuara dhe të akredituara, dhe analizat duhet të kryhen në laboratorë të akredituar sipas standardit EN ISO 17025.
Në kundërshtim me këtë, laboratorët që janë përdorur, përfshirë Kosovalab, nuk kanë pasur autorizim të vlefshëm, pasi leja e tyre ka skaduar që në dhjetor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, MINT nuk ka autorizuar asnjë laborator për analiza të tilla, duke e lënë të zbrazët këtë hallkë kritike të kontrollit të cilësisë. Përkundër që Departamenti i Industrisë ka rekomanduar që t’i vazhdohet autorizimi laboratorit Kosovalab, MINT, gjegjësisht ministrja Rozeta Hajdari e ka bllokuar këtë proces nga dhjetori i vitit 2024. MINT rrezikohet të dënohet për shkak të mos vazhdimit të autorizimit, sepse tashmë pronarët e laboratorit kanë nisur procedurat ligjore.
Arben Zeneli nga Kosovalab për Periskopin ka treguar në detaje që nga muaji janar i këtij viti iu është pezulluar aktiviteti nga ministrja Rozeta Hajdari.
“Realisht diku me 18 apo 21 janar kemi marrë vendim nga ministrja Rozeta Hajdari për pezullim për aktivitet me një arsyetim që faktikisht ka një procedurë të një kallëzimi penal prej zyrtarëve të vet brenda ministrisë dhe prej atij momenti nuk kemi marrë asnjë konfirmim. Autorizim nuk kemi, emërim”, tha ai.
Zeneli ka treguar për Periskopin se kanë bërë padi ndaj MINT.
“Ne e kemi bërë një padi në Gjykatën Komerciale ku në shkallën e parë e kemi fituar po ashtu edhe shkallën e dytë dhe prapë nuk kanë reflektuar”, tha ai.
Ai e ka konsideruar si konflikt administrative në heshtje.
“De facto i bie që jemi të emëruar por nuk jemi duke e kontrolluar cilësinë përmes laboratorit tonë. Laboratori është kompetent ka ngritje profesionale ka akreditim dhe është i kompletuar me staf dhe pajisje me të gjitha. Mirëpo, është një heshtje administrative”, tha ai.
Zeneli ka treguar se nuk kanë kompetencë për marrjen e mostrës Inspektorati i Tregut.
“Realisht me udhëzimin administrativë që ka qenë në fuqi ajo (Rozeta Hajdari), ka bërë marrëveshje mirëkuptimi me Doganën. Neni 3 pika 2 i bie që Inspektorati i Tregut nuk ka kompetencë profesionale për marrjen e mostrës me i dërguar në Doganën e Kosovës për shkak që nuk janë të akredituar dhe kjo është një shkelje ligjore. Zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë (MINT), Inspektorati nuk e ka të drejtën për marrjen e mostrës sepse nuk janë të akredituara në rend të parë. Dhe shteti duhet me luajt rolin vetëm të mbikëqyrës e tregut e jo me bë marrjen e mostrës dhe inspektim. Inspektimin duhet me bë palët e treta. Me udhëzimin e ri administrativë nuk kanë bazë ligjore ku çdo veprim që janë duke tentuar me bë është kundërligjore”, tha ai.
Veprimet aktuale të MINT-it rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve. Derivatet me cilësi të dobët ndikojnë në ndotjen e ambientit dhe dëmtojnë mjetet motorike. Për më tepër, mungesa e kontrollit të brendshëm të tregut hedh hije të mëdha dyshimi mbi sigurinë dhe cilësinë e karburanteve që përdorin qytetarët.
Kontrolli i brendshëm i tregut është përgjegjësi ligjore e drejtpërdrejtë e MINT-it, ndërsa në kufi këtë rol e ushtron Dogana. Në mungesë të kontrollit të brendshëm dhe zbatimit të ligjit, konsumatori mbetet i pambrojtur dhe i ekspozuar ndaj produkteve potencialisht të dëmshme.
Periskopi ka kontaktuar zyrtarisht MINT-in për të marrë sqarime në lidhje me këtë situatë, përfshirë mungesën e kontrollit të brendshëm dhe natyrën e marrëveshjes me Doganën, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Nga marrëveshja në mes MINT dhe Doganave, të gjitha testimet laboratorike do të jenë pas asnjë cent, përkundër që bëhet fjalë për biznese që qarkullojnë miliona euro. Neni 2 i kësaj marrëveshje, pika 1, saktëson se “Dogana e Kosovës do të kryej testime laboratorike për nevoja të Inspektoratit të tregut të MINT me qëllim të verifikimit të cilësisë së karburanteve të naftës, nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshje”.
Rrjedhimisht kompanitë e tregtimit të naftës nuk do ta shpenzojnë asnjë cent për testime të mostrave, sepse për këtë do të kujdeset shteti, gjegjësisht MINT.
Por, pika 3 e nenit 2, sqaron se kapaciteti i testimit të karburanteve është i kufizuar duke treguar se mund të ketë mungesë të testimeve.
“Testimi dhe verifikimi i mostrave të karburanteve të lëngëta të naftës përmes laboratorit të DK0së është i kufizuar në suaza të kapaciteteve që aktualisht Dogana e Kosovës mund të ofrojë me resrset humane që ka në dispozicion”.
Bashkimi Evropian ka reaguar për arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast dhe pret nga Serbia të respektojë plotësisht procedurat ligjore. Në një përgjigje zyrtare, trasnemton , BE ka deklaruar: “BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit
Kremlini ka reaguar për herë të parë pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi se “Rusia është e shqetësuar dhe dënon përshkallëzimin e tensioneve”. Sipas Peskovit, presidenti Putin po ndjek nga
Të paktën 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë kreun e Gardës Revolucionare, Komandantin e Forcave Hapësinore Amir Ali Hajizadeh, u vranë në sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit, thanë dy burime rajonale për Reuters. Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, Izraeli ka goditur përsëri objektin bërthamor të pasurimit të uraniumit në Natanz të Iranit. Televizioni