• Tue. Oct 21st, 2025

Milionerë në ëndërr, 120 euro në fakt – emigrantët e SHBA-së rikthehen për ‘pagën’ që i bën qesharakë!

Bykfvanews

Jun 12, 2025

 

 

Qeveria e Kosovës në detyrë tashmë e ka jetësuar me një vendim kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë.


Në vendimin e publikuar nga ekzekutivi thuhet se personat që do të vijnë në Kosovë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me ligj.

Këta 50 persona po ashtu do të përkrahën financiarisht nga shteti kosovar me nga 120 euro në muaj.

Pikërisht për këtë e për kohën se kur pritet të vijnë ata në Kosovë është pyetur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Duhet ta kuptoni: janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Albin Kurti – kryeministër në detyrë.

Por, kjo ministri nuk i është përgjigjur Dukagjinit për detaje tjera rreth këtij vendimi.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i tha televizionit se tani për tani nuk kanë detaje të tjera që mund të ndahen me publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *